Showbiz

Elvana Gjata na zbulon se ku po i kalon ditët e fundit të verës

Këngëtarja shumë e dashur e publikut, Elvana Gjata më në fund është bërë e gjallë në rrjetet sociale ku fansat e kërkojnë vazhdimisht.

Ajo ka postuar një video ku shfaqet duke notuar nën ujë ku na tregon edhe aftësitë e saj fizike teksa mbahet dhe bën poza me një motorr uji.

Këngëtarja na ka treguar se ndodhet në jug të Shqipërisë duke shijuar ujin fantastik të detit Jon. “Po marr frymë nën ujë” -shkruan Elvana në diçiturën e videos e cila është pëlqyer shumë nga fansat.