Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Rroshi, sot u pozicionua publikisht pro liderit të PD-së, Sali Berisha në zgjedhjet e 11 Majit.
Në një status në faqen e tij në Facebook, konfirmoi pjesëmarrjen në një miting të demokratëve, për të cilin tha se ka mbështetur kushëririn, Elton Rroshi që kandidon në listën e tyre të hapur.
Rroshi shkruan se nuk ka shkuar i maskuar në atë miting, por se ka vendosur kapuç për shkak se po binte shi.
Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt. Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës, Elton Rroshi. Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër, shkruan ish-kryebashkiaku socialist.
Elvis Rroshi ka qenë ndër “viktimat” e parë të ligjt të Dekriminalizimit që u iniciua nga PD-ja në Kuvend, kur u detyrua të jepte dorëheqjen pasi iu zbulua se kishte mbajtur të fshehtë një dënim në Itali.
Ish-kryeministri Berisha ka bërë një sërë deklaratash kundër tij gjatë kohës kur mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, ndërkohë që duket se për zgjedhjet e 11 Majit gjithçka është hedhur pas krahëve.
Unë kam qenë aty me një kapuç të xhupit mbi kokë sepse jashtë po binte shi. Kaq!
Për ata që më njohin, më duan apo dhe s’më duan, e dinë mjaft mirë që kjo është shumë qesharake.
Sepse unë nuk jam nga ata burra që maskohem dhe aq më shumë të fshihem.
Sepse nuk ka arsye as të kem frikë e as të fshihem.
Për ata që më njohin apo bëjnë sikur s’më njohin, kam dëshmuar t’i bëj ballë situatave politike shumë më agresive.
Dua të sqaroj qytetarët e qytetit tim, Kavajën time të dashur!
Dua të sqaroj miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët politikë dhe jo vetëm!
Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt.
Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës, Elton Rroshi.
Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër…….. OK!
Eltoni është një djalë i mrekullueshëm, një njeri i ndershëm dhe unë do ta mbështes jo vetëm pse është njëri i fisit tim, por sepse Ai meriton të jetë një përfaqësues i qytetarëve të Kavajës, dhe qarkut të Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë.