Gossip

Ema Andrea i jep fund polemikës në “Goca dhe Gra”! “Uroj ta kem merituar…”

Pas debatit të bujshëm në emisionin “Goca dhe Gra”, aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar sërish, duke zgjedhur të mos e ushqejë më tej polemikën që u krijua në studio.

Në një postim të fundit, ajo falënderoi publikun:

Unë dua t’ju falënderoj këdo që ka marrë kohën për mua, më ka bërë të kuptoj se jam mirënjohëse për këdo që më ka dhuruar kohën në çfarëdo lloj forme dhe formati. Uroj që ta kem merituar kohën tuaj…

Debati nisi gjatë puntatës ku Ermal Mamaqi prezantoi seminarin e tij motivues dyditor, duke shpjeguar se pjesëmarrësit do të marrin mjete dhe teknika për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me vetveten.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Ema Andreas, duke i thënë:

Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde.

Por aktorja reagoi menjëherë, duke dhënë një përgjigje të prerë:

Tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Deklarata e saj u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nxiti mbështetje të gjerë nga publiku.

Polemika u shtua edhe më shumë pas një postimi të aktores tjetër, Egla Ceno, i cili u interpretua nga ndjekësit si një aludim ndaj Ema Andreas.