Agjencia Europiane e Kufijve, konfirmoi se Shqipëria ka hyrë në listën e shteteve nga të cilat kalojnë emigrantët e paligjshëm. Në një intervistë për Spiegel Online, Kreu i Frontex, Fabrice Leggeri, tha se në pjesën e Greqisë veriore në kufi me Shqipërinë për herë të parë do të vendosen 45 oficerë me qëllim parandalimin e fluksit të emigrantëve. Ekspertët kanë identifikuar një rrugë të re që ndjekin refugjatët që në gjuhën teknike njihet si rruga bregdetare e Ballkanit.