Modelja e famshme Emili Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard janë hedhur në gjyq nga pronari i apartamentit ku ata po jetojnë me qira në New York.
Sipas qiradhënësit Antoni Ghosh dyshja nuk kanë paguar për jetesën e tyre në këtë apartament prej më shumë se një viti duke shfrytëzuar një ligj që ndihmon artistët që nuk paguhen dhe familjet në nevojë me një pagesë minimale për një kohë të pacaktuar.
Emili dhe Sebastian janë hedhur në gjyq dhe qiradhënësi u shpresh se ata i detyrohen mbi 120 mijë dollarë plus largimin e menjëherëshëm nga banesa për t’ja liruar atyre që janë vërtetë në nevojë.
Edhe banorët e pallatit janë shprehur se ky veprim është i turpshëm për këta personazhe të cilët paguhen miliona dollarë. Producenti i famshëm ka një pasur prej 11 milionë dollarësh në vit ndërsa modelja prej 6 milionë.