Celebrities Gossip Showbiz

“Gjashtë muaj pas lindjes së djalit nuk bënim… ”/ Emily Ratajkowski zbulon detaje nga fundi i martesës!

Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski ka bërë një rrëfim të sinqertë për krizën që çoi në fundin e martesës së saj me Sebastian Bear-McClard, duke zbuluar se problemet nisën vetëm pak muaj pas lindjes së djalit të tyre.

Në një ese personale të publikuar nga revista “The Cut”, 35-vjeçarja tregoi se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin filloi të shpërbëhej gjatë vitit të parë të mëmësisë.

Gjashtë muaj pasi lindi djali im, unë dhe burri im ndaluam së bëri seks. Më pak se një vit më vonë, u ndamë

-shkroi ajo.

Ratajkowski rrëfeu se periudha pas lindjes së djalit të saj, Sylvester Apollo Bear, solli ndryshime të mëdha emocionale dhe fizike, të cilat ndikuan ndjeshëm edhe në jetën martesore.

Sipas saj, fundi i marrëdhënies erdhi në një periudhë që dukej njëkohësisht e papritur dhe e zgjatur, ndërsa përpiqej të përshtatej me realitetin e ri si nënë.

Modelja dhe producenti u martuan në vitin 2018, ndërsa mirëpritën djalin e tyre në mars të vitit 2021. Vetëm një vit më vonë, në verën e vitit 2022, çifti vendosi t’i japë fund martesës pas më shumë se katër vitesh së bashku.

Në të njëjtën ese, Ratajkowski foli edhe për jetën pas divorcit, duke pranuar se kërkoi të rizbulonte veten përmes lidhjeve të ndryshme romantike dhe eksperiencave të reja.

Megjithatë, ajo theksoi se asnjëra prej tyre nuk i solli përmbushjen që kishte menduar dhe se prioriteti i saj kryesor mbeti rritja e djalit dhe ndërtimi i një jete të re si nënë beqare.

Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë vlerësuar për sinqeritetin me të cilin ka folur për sfidat e mëmësisë, divorcit dhe rindërtimit të vetes pas një periudhe të vështirë personale.