Modelja amerikane Emily Ratajkowski ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se është në një lidhje të re me regjisorin francez Romain Gavras, i njohur edhe si ish-partneri i këngëtares Dua Lipa.
Ratajkowski publikoi disa foto me Gavras në llogarinë e saj në Instagram, ku ndjekësit reaguan menjëherë duke i uruar fat në lidhjen e re. Mes komenteve nuk munguan edhe reagimet humoristike, ku disa përdorues theksuan se regjisori “po jeton ëndrrën” duke qenë në lidhje me figura të njohura të industrisë së muzikës dhe modës.
Romain Gavras është i njohur për regjinë e filmave si Athena, Our Day Will Come dhe Sacrifice, si dhe për realizimin e videoklipeve për artistë të njohur si Kanye West dhe Jay-Z me këngën “No Church in the Wild”, si edhe për M.I.A. me projektet “Bad Girls” dhe “Born Free”.
Sa i përket jetës personale, Ratajkowski ka qenë më parë në lidhje me Harry Styles, si dhe me Eric André, Pete Davidson dhe DJ Orazio Rispo.
Ajo ka qenë e martuar me Sebastian Bear-McClard nga viti 2018 deri në vitin 2022, me të cilin ka një djalë katërvjeçar.
Ndërkohë, Gavras kishte nisur një lidhje me Dua Lipa në fillim të vitit 2023, por çifti u nda në dhjetor të po atij viti. Këngëtarja më pas filloi një lidhje me aktorin Callum Turner në janar 2024, me të cilin u fejua gjatë verës së kaluar.