Një surprizë e paharrueshme dhe thellësisht emocionale ka mbërthyer jo vetëm shtëpinë e Big Brother VIP, por edhe mijëra ndjekës që e përjetuan këtë moment nga ekrani. Një skenë që do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut, e mbushur me ndjenja të sinqerta dhe dashuri të pastër.
Luizi, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, doli për pak çaste nga ambientet e shtëpisë dhe u rikthye pikërisht në vendin simbolik ku tre vite më parë kishte kënduar këngën e tij tashmë ikonike “Me Ty”, dedikuar Kiarës. Por këtë herë, fati i kishte rezervuar diçka edhe më të veçantë: përballë tij u shfaq Kiara, e shoqëruar nga fryti i dashurisë së tyre, vajza e tyre Luna Mari.
Momenti ishte aq i fortë emocionalisht, saqë Luizi nuk mundi t’i mbante lotët. I pushtuar nga ndjenja e mirënjohjes dhe dashurisë, ai iu drejtua banorëve me një mesazh që preku zemrat e të gjithëve:
“Ja çfarë fitova nga Big Brother. Më besoni, njerëzit jashtë duan më shumë këtë se çdo gjë tjetër. Kështu që dashuroni, dashuroni, dashuroni.”