Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities Film & Tv Gossip

Emocionet e finales së BBV/ Danja Koka: “Ka shumë njerëz…”!

Është padyshim fenomeni mediatik i këtij viti, shumë i ndjekur dhe i komentuar. “Big Brother” në kohën e rrjeteve sociale është shumë e vështirë t’i shpëtosh. Mbrëmjen e datës 19 Prill në Top Channel, u mbajt finalja e madhe e edicionit të katërt të ‘reality show’-t i cili ka thyer rekorde.

Top Albania Radio ka qenë live mbrëmjen e finales së madhe në Tapetin e Kuq të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të mos humbisnit asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë premtoi vetëm surpriza.

Në një intervistë të shkurtër live në studion e Top Albania Radio-s Danja u shpreh se:

Atmosfera perfekt, ka shumë njerëz. Kanë ardhur për të parë të gjithë këtë gjënë që po ndodh kaq bukur. Më duket shumë bukur, skenë pas skene fianlist pas finalisti. 

Kur u pyet për përjetimin live të surprizës së Eglit, Danja tregoi:

Jashtëzakonisht shumë, ajo hëna njëherë e magjishme. Magji më vete. Më pëlqyen shumë dhe u emocionova dhe unë. Janë momente shumë të bukura, produksioni fantastik.