Aktualitet

EMRAT/ Aksident i frikshëm në Tiranë, makina përplas 18-vjeçaren këmbësore dhe 63-vjeçarin me biçikletë, mjeti përfundon në murin e ambasadës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë mbrëmje me pasojë plagosjen e dy personave, një kalimtare dhe një 63-vjeçar me biçikletë.

Policia bën me dije se rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, Rigal Tepelia rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht Erikson Elezi, rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe Valbona Selimi, rreth 18 vjeçe, këmbësore.

LEXO EDHE: Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, gjykata angleze vendos për ekstradimin e britanikut që ruante viktimën, Steven Hunt

Më pas mjeti është përplasur me murin rrethues të një selie diplomatike që ndodhet në këtë aks rrugor.

Dy të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

LEXO EDHE: “Jemi përballur me sfida”/ Nënshkrimi i Marrëveshjes mes BSH dhe Bankës Evropiane të Investimeve, Sejko: Bashkëpunimi me EIB, thelbësor