Rajoni

Emri i Maqedonisë, priten protesta masive nga grekët

Grekët kundërshtojnë një kompromis të mundshëm për çështjen e emrit me Maqedoninë, duke thënë se planifikojnë mbajtjen e disa protestave në disa qytete në veri të Greqisë javën e ardhshme. Organizatorët parashikojnë se në këto organizime do të marrin pjesë rreth 3 milionë persona. Liderët e Greqisë dhe Maqedonisë janë shprehur se janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.