Rajoni

Emri i Maqedonisë, Shkupi dhe Athina arrijnë marrëveshje kornizë

Shkupi dhe Athina arrijnë marrëveshje kornizë rreth emrit të Maqedonisë. Lajmin e bëri të ditur Kryediplomati Maqedonas, Nikolla Dimitrov, pasi u takua sot në Bruksel me homologun grek, Nikos Kotzias. Dimitrov nuk dha detaje për dokumentin që po përpunohet nga juristë të të dy vendeve. Ndërkaq, në mesjavë pritet një takim i kryeministrave Zaev e Cipras. Kryediplomatja Europiane, Mogherini përshëndeti progresin.