Rajoni

Emri i Maqedonisë, Zaev: Referendumi do të jetë fjala e fundit!

Sipas Kryeministrit Maqedonas Zoran Zaev, referendumi do të jetë, fjala e fundit për çështjen e emrit të Maqedonisë. “Vota popullore do të jetë ajo që do të orientojë qeverinë se në cilin drejtim duhet të ecë”, u shpreh Zaev. “Republika e Maqedonisë Veriore”, “Republika e Maqedonisë së re” dhe “Republika e Maqedonisë së Epërme” janë jozyrtarisht propozimet e fundit për emrin.