Qeveria ka rritur kapacitet e ofruara për investitorët privatë për të ndërtuar impiante të energjisë diellore. Çmimi i blerjes është i garantuar 100 euro për megavat dhe kjo zgjat për 15 vitet e para. Në total, Shqipëria ka programuar për të mbuluar çmimin për kapacitete që shkojnë deri në 120 megavat. Sipas parashikimeve, brenda 2019-s do të kemi sasitë e para të energjisë që prodhohen nga energjia e diellit.