Bota

Erdogan u betua sot si presidenti i Turqisë

Recep Tayyip Erdogan bëri betimin si kreu i ri i shtetit pas fitores në zgjedhjet e parakohshme muajin e kaluar. Ai është Presidenti i parë i Turqisë i zgjedhur me sistemin e ri të qeverisjes. Me ndryshimet e reja kushtetuese, i gjithë pushteti është i përqendruar te presidenti, pra te vet Erdogan si kreu i Republikës Turke.