Në Estoni, sot nisën stërvitjet ndërkombëtare me pjesëmarrjen e 13 mijë trupave nga 16 vende. Manovrat që zgjasin deri më 14 Maj, rezultojnë më të mëdhatë që zhvillohen në vendin balltik, që nga koha e shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991. Mes trupave pjesëmarrëse janë dhe ato amerikane, britanike, franceze e gjermane. Disa manovra do të kryhen dhe në Letoninë fqinje.