Organizata separatiste baske, ETA njoftoi se ka shpërbërë të gjitha strukturat e saj pas dekadash atentatesh të përgjakshme. Përmes një letre “ETA thotë se e konsideron iniciativën e saj politike të përfunduar”. E krijuar në vitin 1959 gjatë diktaturës së Francisco Frankos, ETA ka shkaktuar vdekjen e të paktën 829 personave dhe mijëra të plagosur në një fushatë në Spanjë dhe në Francë për pavarësinë e Vendit Bask.