Bota

Eurogrupi: Greqia po rimëkëmbet!

Ministrat e Financave të eurogrupit në takimin e Sofjes filluan përgatitjet për dhënien fund të programit të ndihmave për Greqinë. Por kontrollet do të vazhdojnë. “Ne duam të krijojmë me Greqinë  një histori suksesi”, tha kreu i ri i eurogrupit, Mario Centeno. Me 4% sufiçit buxhetor dhe 2% rritje ekonomike këtë vit, duket se Greqia po rimëkëmbet.