Në Stadiumin “Air Albania”, Kukësi luan sot ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Europa League-s ndaj Volfsburgut në orën 20:00. Po sot, luajnë dhe skuadrat e tjera shqiptare të impenjuara në Europa League. Ndeshjet janë Laçi-Hapoel Beer Sheva, Teuta-Granada, Renova-Hajduk i Splitit dhe Shkëndija-Botoshan. Të gjitha sfidat e skuadrave shqiptare në Europa League do të transmetohen në platformën Digitalb.