Politikë

Eurot në “Toyota” Balla: Basha, foto me vëllain e 2 të kërkuarve

Në sallën e Kuvendit, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, publikoi sot prova, që sipas tij implikojnë Lulzim Bashën, me 3.4 milionë eurot e bllokuara në Portin e Durrësit. Siç kishte paralajmëruar, Balla tregoi një foto ku Kryedemokrati ka pozuar në krah të vëllait të njërit prej kushërinjve Vladi, porositësit e parave, që kërkohen nga policia. Balla bëri të ditur se këtë provë do t’ia dorëzojë Drejtësisë. Ditë më parë, Basha akuzoi numrin dy të socialistëve si garantin e parave.