Celebrities

Familja e Shpat Kasapit publikon detajet e ceremonisë mortore!

Familja e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka bërë publike detajet për ceremoninë mortore dhe homazhet që do t’i organizohen artistit, duke ftuar të gjithë admiruesit e tij t’i bashkohen lamtumirës së fundit.

Në njoftimin mortor, familja shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e Shpatit dhe falënderon të gjithë ata që gjatë ditëve të fundit kanë dërguar mesazhe ngushëllimi e mbështetje.

Ata theksojnë se ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e gëzuar, energjinë pozitive dhe zemrën e tij të mirë.

Homazhet për Shpat Kasapin do të mbahen të dielën, më 30 nëntor 2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Familja ka bërë të ditur se të gjithë ata që duan ta nderojnë artistin janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe t’i japin respektin e fundit.

Pas homazheve, në orën 14:00, do të zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Tetovës, ku familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat do t’i thonë lamtumirën e fundit këngëtarit të dashur.

njoftim, Shpat Kasapi përshkruhet si “njeri plot dritë, dashuri dhe mirësi”, ndërsa mesazhi mbyllet me fjalët prekëse:

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. U prehtë në paqe.

Ceremonia e së dielës pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh dhe fansash, pasi Shpat Kasapi ishte një nga emrat më të dashur dhe më të afërt me publikun në skenën muzikore shqiptare.