Mesa duket fansat e sipërmarrëses së famshme Kylie Jenner janë të irrituar me të pasi ajo ka postuar këpucët e saj të reja në Instagram në vend që të shqetësohej për tragjedinë që po ndodh në Amazon.
22-vjeçarja ka postuar disa foto me blerjet më të reja të këpucëve që duken mjaft të shtrenjta. Vetëm kjo ka mjaftuar që publiku të reagojë duke i kërkuar asaj që të bëjë donacione për Amazonën dhe jo të tregohet kaq e papërgjegjshme dhe të injorojë situatën.
Kylie ende nuk ka reaguar kundrejt këtyre komenteve.