Fatmir Hoxha, anëtari i Gjykatës Kushtetuese është i 4-ti i këtij institucioni që do të kalojë në sitën e Vetting-ut. Seanca dëgjimore pritet më 7 Maj. Deri tani, nga Kushtetuesja, procesit i janë nënshtruar Fatos Lulo, Vitore Tusha dhe Altina Xhoxhaj. Për këtë të fundit, vendimi përfundimtar pritet nesër, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi 8 ditë kohë për t’i bërë llogaritjet e pasurisë. Ndërkaq, ndërsa Lulo u shkarkua, Tusha e kaloi me sukses rivlerësimin.