Sot është dita e Vetingut për anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t’i komunikojë atij vendimin nëse do të vijojë të jetë ose jo pjesë e sistemit të drejtësisë. Vetingu ka përjashtuar deri tani dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj. Ndërsa ka arritur të kalojë sitën vetëm Gjyqtarja Vitore Tusha. Në rradhë pritjeje janë për Veting Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari. Besnik Imeraj nuk iu nënshtrua Vetingut pasi dha dorëheqjen në muajin Janar. Në këtë situatë ky institucion është tërësisht jashtë funksioni për mungesë anëtarësh.