Gossip Showbiz

Fëmijët e David Beckham në telashe me policinë italiane!

Teksa ndodhet me pushime në Mesdhe, ish-futbollisti David Beckham është hasur me një problem të vogël. Fëmijët e mitur të tij, Cruz dhe Harper, përkatësisht 16 dhe 10 vjeç teksa udhëtonin me ski në Amalfi, u vunë re nga Guardia di Finanza.

Edhe pse të dy kishin mbrojtje sigurie, ata nuk po respektonin legjislacionin italian i cili parashikon që ato mjete duhet të drejtohen nga të rriturit dhe me licencë detare.

Bregu i Amalfit këtë periudhë është shumë i mbushur me njerëz dhe në fakt Crus dhe Haper nuk u kaluan pa u vënë re. Sipas prestigjiozes, “The Sun”, nisur nga kjo Guardia di Financia mbërriti në jahtin e David Beckham dhe djemtë u tërhoqën menjëherë në bord dhe filluan “negociatat”.

Ishte një diskutim i cili me sa duket shërbeu për të shmangur një ndëshkim të pakëndshëm për familjen Beckham. Rikujtojmë, se David është një personazh i showbiz-it i cili bashkë me familjen tërheq gjithnjë vëmendjen me postimet e ndryshme në Instagram.

Së fundmi, ish-futbollisti ka postuar një foto me djemtë e tij, Romeo dhe Cruz, të cilët kishin lyer flokët njëri në ngjyrë të verdhë e tjetri në ngjyrë rozë.

Rikujtojmë gjithashtu se në sfidën Angli-Danimarkë, Beckham u pa në tribunë së bashku me Princin William. Princi që kombinoi veshjen e tij me një kravatë me vija të kuqe dhe blu, u bashkua me personazhe të tjerë VIP që ishin në gjendje të shikonin ndeshjen brenda stadiumit të Wembley-t.