Bota

Fëmijët e izoluar në shpellë, arrijnë të komunikojnë me familjarët

Djemtë e bllokuar prej 2 javësh, në një shpellë në Tailandë, arritën të komunikojnë me prindërit. “Mos u shqetësoni, jemi të gjithë të fortë”, shkruajnë ata, në letrat e dërguara, ku përvecse u japin forcë familjeve, kërkojnë edhe ushqime. Trajneri 25-vjeçar po shoqëronte 12 futbollistët e rinj në një ekspeditë në një prej shpellave, ku edhe mbetën të bllokuar për shkak të rrjedhës së ujit.