Celebrities Live From Tirana

Fenomeni “BBV”, Arbër Sulstarova: “Debatoj me vëllain për Luizin…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio tenisti dhe ish-konkurrenti i edicionit të parë të “BBV”, Arbër Sulstarova. A po e ndjek Arbëri këtë vit edicionit e dytë të “BBV” dhe si po i duket?

Ne që kemi qenë vjet analizojmë pak më kollaj. Është bërë i lodhshëm, është intensiv, ka debate, dimensione aktivitetesh. Jam stepur pak dhe nuk i kam kushtuar shumë kohë. Ne kemi qenë më të kuptueshëm, jo aq agresivë ndaj lojës, këtë vit kanë hyrë më plan të qartë sikur kanë bërë shkollë më përpara dhe po zbatojnë atë që kanë studiuar. E kemi diskutuar me banorët e vjetshëm, secili ka grupet e veta. E kemi bërë këtë krahasim dhe këtë vit është fokusi shumë drejt lojës, nuk kanë kompromise. Agresiviteti i publikut këtë vit ndaj banorëve është shumë i madh.

Fokusi i madh i Luizit a është kthyer në një monopol?

Njerëzit janë përfshirë shumë dhe ka disnivel të madh me konkurrentët e tjerë. Shoku im e mbron shumë Luizin ndërsa mua më pëlqen në lojë dhe në batutë. I them mundohu ta gjykosh më shumë objektivisht. Njerëzit e kanë bërë Luizin si pjesëtar të shtëpisë. Bëj debate edhe me vëllain për Luizin. Them ndonjëherë ‘sa i madh është’ por duhet të reflektosh dhe të thuash çfarë bëri tjëtër gabim. Nuk duhet të përfshihesh shumë emocionalisht. Me karakteret që kanë qenë vjet Luizi do të smufohej më kollaj, nuk do ishte në qendër të vëmendjes.

A do të donte Arbëri të ishte pjesë e këtij kasti?

Nuk e besoj. Është më mirë që u futa vjet. Do të kisha shfaqur veten më shumë, por këtë vit ka pasur shumë situata që e kanë kaluar limitin dhe nuk e di si do të reagoja. Në disa situata dhune nuk e di si do reagoja qoftë edhe si publik aty brenda. Unë jam në shumicën e kohës më të drejtën. Sado vetëkontroll të kesh ti aty e humb dhe mendoj që vjet dola pak dhe saktë dhe ishte mjaftueshëm.

“BBV” i këtij viti a i ka bërë shqiptarët bashkë?

Dalim të shtunave dhe janë lokalet bosh. Luizi i ka mbledhur të gjithë në shtëpi. (qesh)