Në Tiranë po mbahet dita e 34-të e tubimit.
Qytetarët, ashtu si çdo ditë, janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë për të mbajtur fjalime.
Një prej nismëtarëve të protestës, Arben Kola, u bëri thirrje protestuesve të tjerë që të mos sulmojnë gazetarët dhe operatorët, për të shmangur përplasjet siç ndodhën një ditë më parë.
Gjatë marshimit ata kanë bërë thirrje për lirimin e personave të arrestuar një ditë më parë pas përplasjeve të dhunshme përpara Kuvendit.