Fermerët e Myzeqesë, zona që cilësohet hambar i Shqipërisë deklarojnë se gruri i këtij sezoni është jocilësor dhe prodhimi i reduktuar përgjysmë. Për këtë ata fajësojnë përmbytjet. Tokat me grurin e mbjellë prej disa javësh qëndruan të mbuluara me ujë dhjetorin e kaluar. Fermerët thonë se do ushqejnë shpendët me këtë grurë.