Fermerët turq nga lugina Pasinler në qytetin lindor Erzurum kanë arritur të kultivojnë lakër gjigante që tejkalojnë peshë prej mbi 50 kilogramë. Kultivimi i lakrës ka përfunduar me sukses në 500 hektarë tokë. Fermerët që prodhojnë lakrat e tyre me “fara speciale” nuk fshehin lumturinë e tyre pasi lakrat që priteshin të peshojnë midis 15-25 kilogramëve në disa fusha kanë tejkaluar peshën prej 50 kilogramësh.

Hasbi Dursun, një fermer 65-vjeçar në Pasinler, tha për mediet se ai arriti të prodhonte 57 kilogramë lakër duke përdorur “fara speciale”. “Qëllimi im është të prodhoj lakër 80 kilogramë sezonin e ardhshëm. Nëse jetoj, synoj të prodhoj edhe 100 kilogramë”, tha ai duke shtuar se farat janë prodhim vendas. Një fermer tjetër Numan Sertoglu deklaroi gjithashtu se ishin të kënaqur me sezonin dhe vuri në dukje se lakra me peshë mbi 50 kilogramë mund të kultivohej vetëm në Pasinler. “Farat tona janë fara të trashëguara. Ne i kultivojmë dhe i mbjellim vetë. Sekreti i cilësisë së lakrës sonë janë farat tona të trashëguara. Ne besojmë se këto fara janë mbi 100 vjeçare”, tha ai.
Siç e dimë, lakra turshi është një nga ushqimet që duhet konsumuar më shpesh. Përveç shijes së thartë dhe strukturës krokante, ofron shumë përfitime shëndetësore. Ndihmon në luftën kundër depozitave yndyrore, por edhe në parandalimin e disa sëmundjeve. Ushqimet e fermentuara janë një nga llojet më të mira të ushqimeve që duhet t’i hani çdo ditë sepse mbështesin punën dhe shëndetin e zorrëve dhe tretjen e përgjithshme dhe këto janë arsyet pse lakra turshi duhet të jetë pjesë e dietës suaj.
Lakra turshi nuk ka shumë kalori dhe është e pasur me fibra. Kjo e bën atë një shtesë të shkëlqyer për çdo regjim humbje peshe. Përmbajtja e fibrave ju ndihmon të ndiheni më të ngopur për më gjatë, duke reduktuar marrjen e përgjithshme të kalorive. Përveç kësaj, lakra turshi përmban probiotikë që promovojnë një mikrobiom të shëndetshëm të zorrëve. Një florë e ekuilibruar e zorrëve mund të përmirësojë metabolizmin dhe të mbështesë humbjen e peshës.