Bota Botë e Çuditshme

Fermeri i cili pretendon se është njeriu më i vjetër në botë feston 125-vjetorin!

Marcelino Abad Tolentino, një fermer i thjeshtë nga Peruja, festoi së fundmi ditëlindjen e tij të 125-të në një azil. Ndonëse nuk ka një certifikatë lindjeje, ai mban një kartë identiteti kombëtare të lëshuar nga shteti peruan që tregon se ai ka lindur më 5 prill 1900. I njohur me nofkën “Mashico”, Marcelino ka kaluar jetën e tij në mes të natyrës, duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme e të qetë. Sipas qeverisë, kjo jetë mes florës dhe faunës së Huánuco-s ka kontribuar në jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme.

Dieta e tij ka qenë gjithmonë e pasur me fruta dhe perime, ndërsa tani nuk mund ta nisë ditën pa një avokado. I rritur si jetim, pasi prindërit e tij humbën jetën në një përmbytje kur ai ishte vetëm 7 vjeç, Marcelino nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë. Ai punoi si fermer dhe murator për dekada me radhë, duke jetuar pa energji elektrike deri në moshën 119-vjeçare.

Historia e tij doli në dritë për herë të parë vetëm në vitin 2019, falë një programi shtetëror që i dha atij akses në pension dhe shërbime të tjera sociale. Qeveria peruane është duke përgatitur një kërkesë për njohjen e tij zyrtare si njeriu më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness. Nëse mosha e tij konfirmohet zyrtarisht, Marcelino do të thyejë rekordin aktual të mbajtur nga Jeanne Calment, e cila jetoi deri në moshën 122 vjeç e 164 ditë.

Nëse keni menduar ndonjëherë për numrin e viteve që njerëzit mund të jetojnë, përgjigja mund t’ju surprizojë. Megjithse shumë insistojnë se mund të jetojnë përgjithmonë, të gjithë njëherë vdesin. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të dekurajohemi nga idea për të qëndruar sa më gjatë në jetë. Sipas librit të rekordeve Guinness personi më i vjetër në botë është britanikja Maria Branyas Morera e cila me moshën 117 vjeçare ka kaluar dhe burrin më jetëgjatë në jetë që është 111 vjeç. Bazuar në faktin se sipas statistikave njerëzit po jetojnë më gjatë se më herët, shkencëtarët kanë dhënë së fundmi një përgjigje mbi pyetjen se “për sa kohë do të jetë e mundur të qëndrohet në jetë”.