Bota

Festivali i Pamplonës, 5 të plagosur

Një person u dëmtua rëndë dhe katër të tjerë u lënduan, në festivalin e Pamplonës që po mbahet në Spanjë. I plagosuri u kap nga brirët e një demi, ndërkohë katër të tjerët u dërguan në spital më lëndime të lehta. Festivali i Demave ku njerëzit vrapojnë përgjatë një rruge 875 metra të gjatë, të ndjekur nga demat ,daton që në vitin 1974.  Qindra njerëz plagosen çdo vit gjatë festivalit.