Festivali Folklorik-Tipologjik Kombëtar i Sazeve solli te Pazari i Vjetër i Korçës muzikën folklorike shqiptare dhe interpretimet virtuoze të grupeve nga Korça, Berati, Vlora, Erseka dhe Përmeti. Ky aktivitet kulturor dy ditor organizohet për të dhjetin vit dhe synon transmetimin e vlerave të kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore. Juria me personalitetet e njohura të muzikës, Eno Koço, Pandi Bello dhe klarinetisti Aleks Xhelili do të japin vlerësimin për grupin dhe interpretimin më të mirë. Festivali Tipologjik Kombëtar i Sazeve është një prej aktiviteteve kulturore të sezonit turistik veror në qytetin e Korçës.