Aktualitet

Fier, 55-vjeçari sulmohet me thikë

Një 55-vjeçar u sulmua me thikë në Fier. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme pranë vendit të punës së personit të plagosur, në zonën e quajtur Grecalli. I plagosuri është shtetasi Petraq Gjika, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Fierit me plagë në disa pjesë të trupit. Gjika ka treguar se ishte ulur në një lokal pranë vendit të punës, kur u sulmua nga pas. Autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.