Sekuestrohen pasuri të dyshuara se vijnë nga aktivitete kriminale. “Forca e Ligjit” këtë radhë u spostua në Radostinë të Fierit. Dy apartamente në Tiranë, truall ndërtimi, pronë në proces legalizimi, 3 automjete dhe 12 llogari bankare u bllokuan nga Task-Forca me urdhër të prokurorisë. Pasuria i përkiste 49 vjeçarit Fatos Fasko i dënuar me 9 vjet burg për pjesëmarrje në organizata kriminale.