Kroacia fitoi mbrëmë 3-1 ndaj Skocisë në Grupin D, në rrethin e fundit të fazës së grupeve në “Euro 2020”. Golashënues për kroatët ishin Nikola Vlasic, Luka Modrić dhe Ivan Perisic, derisa për skocezët realizoi Callum McGregor.
Por, mesfushori i Real Madrid-it ishte tejet i emocionuar pas ndeshjes, duke treguar se sa shumë do të thoshte për të kjo fitore. Me këtë triumf, Kroacia e kaloi fazën e grupeve me katër pikë, tre më pak se Anglia, aq sa Republika Çeke dhe një Skocia.
Në këtë fazë, Modrić ishte kapiten i skuadrës dhe arriti të shënonte gol në tre Kampionate Evropiane radhazi, derisa është edhe golashënuesi më i ri dhe më i vjetër te kroatët.
Look how much Croatia's win meant to @lukamodric10! 🙌#EURO2020 | #CROpic.twitter.com/IVEdWhBNWE
— GOAL (@goal) June 23, 2021
Rikujtojmë, se dita e sotme mbyll ndeshjet e fazës së grupeve të Euro 2020-ës. Në orën 18:00 luhen dy takimet e Grupit E: Suedi-Poloni e Sllovaki-Spanjë. Në 21:00 vijnë përballjet e Grupit F Gjermani-Hungari e Portugali-Francë, me këtë të fundit që cilësohet supersfidë Mbappe-Cristiano Ronaldo.
Stadiumi Wembley ndërkaq do të hapet me 75% të kapacitetit për gjysmëfinale dhe finalen e “EURO 2020”. Stadiumi më i madh anglez do të lejojë deri në 60 mijë tifozë për dy ndeshjet e rëndësishme të korrikut.
UEFA ndërkaq i tha jo propozimit të kryebashkiakut të Mynihut, Dieter Reiter që stadiumi Allianz Arena ku sonte luhet Gjermani-Hungari të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, simbol i komunitetit LGBT+ por Juventus, Barcelona e Chelsea nuk janë dakord. Ato e kanë bërë të qartë pozicionin në favor të mbrojtjes së komunitetit LGBT+.