Në Kanada, fituesja e një lotarie që për gjithë jetën i siguron 1 mijë dollarë në javë, vendosi t’i shpërndajë paratë për bamirësi. Rachel Lapierre befasoi të gjithë me veprimin e jashtëzakonshëm. Dikur Miss Quebec-u, Lapierre e ka provuar shijen e pasurisë dhe të famës, por, tani kënaqet të shohë të tjerët të gëzojnë me paratë e dhuruara. Ajo ka udhëtuar në Haiti, Senegal e Indi, që të ndihmojë njerëzit në nevojë.