Bota

Flakët kërcënojnë Kalamatën në Greqi, evakuohen banorët!

Një zjarr shpërtheu në zonën e Rizës, në Agriomata, Kalamatë, pak para orës 4 të pasdites. Zjarri filloi në bar të thatë dhe u përhap në zonë.

Zjarri ndodhet pranë shtëpive të cilat janë në rrezik dhe u është kërkuar që të largohen nga banesat. Mediat greke bëjnë me dije se:

Dy aeroplanë dhe një helikopter po operojnë nga ajri.

Katër automjete të Departamentit të Zjarrfikësve me dhjetë zjarrfikës u mobilizuan menjëherë, ndërsa vullnetarë nga grupi rinor ndihmuan po ashtu.

Po ashtu banorët e zonave të Anogiatës dhe Pantanasës morën një urdhër evakuimi për shkak të zjarrit që shpërtheu në zonën e Filippiadës në mesditën e së martës.