Në përballjen me pasojat e tërmetit shkatërrimtar, Lulzim Basha ka ndarë një udhëzim të prerë për të anëtarët e Partisë Demokratike. Kryedemokrati thotë se të gjithë në grupe duhet të mbajnë kontakte me qytetarët e prekur nga tërmeti për të evidentuar nevojat e tyre. Basha kërkoi të mos përdoret politikisht fatkeqësia, por të ndihmohen qytetarët pa asnjë dallim partiak.