Sizmiologët shqiptarë thonë se pasgoditjet do të vijojnë edhe ditët në vijim. Ata u bëjnë apel qytetarëve të mos alarmohen. “Në vijim do të kemi të njëjtën situatë. Do vazhdojnë pasgoditje të tjera të cilat do zgjasin më ditë, me javë por ndoshta edhe me muaj. Derisa kjo dukuri të shuhet, në kuptimin që energjia që është akumuluar në koren e tokës, në atë sektor gradualisht të relaksohet dhe të mbyllet kjo histori me këtë ngjarje sizmike” tha sizmiologu Llambri Duni.