Aktualitet

Fluks në Qafë Thanë, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në Shqipëri!

Vijon fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Dhjetëra mjete nga Maqedonia e Veriut po presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.

Për të menaxhuar fluksin janë hapur 4 sportele për udhëtarët dhe një sportel për kamionët. Shumica e udhëtarëve vijnë për pushime në bregdetin shqiptar.

Gjatë tre ditëve të fundit kanë hyrë dhe dalë nga pika kufitare e Qafëthanës rreth 30 mijë udhëtarë dhe 11 mijë mjete.