“Forca e Ligjit” ka filluar verifikimet e pasurisë për shumë grupe kriminale në vend. Kjo Task-Forcë, prej muajsh ka zbritur në Elbasan. Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e fisit Çapja dhe disa personave të tjerë, pasi dyshohet se jane të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Jo pak herë janë regjistruar përplasje dhe atentate ndaj fisit Çapja, por nuk ka pasur veprime konkrete për arrestime apo sekuestrime pronash.