Aktualitet

Foshnja ndërron jetë pas lindjes në Durrës/ Nëna denoncon gjinekologun, nis hetimi ndaj 43-vjeçarit!

Një foshnje ka humbur jetën pak kohë pas lindjes në maternitetin e Spitalit Rajonal Durrës, procedohet penalisht mjeku.

Rasti ka vënë në lëvizje policinë, pasi nëna e foshnjes ka akuzuar mjekun gjinekolog që ka ndjekur rastin.

Policia e Durrësit njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit I. Shkreli, 43 vjeç, me detyrë mjek në këtë spital.

Procedimi është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A. B., e cila ka deklaruar se më 19.02.2026 ka sjellë në jetë foshnjën e saj dhe pretendon se për shkak të neglizhencës së mjekut, fëmija ka ndërruar jetë disa orë më vonë.

LEXO EDHE: Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur

Do të jenë hetimet që do të hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes. Në maternitetin e Durrësit, nuk prononcohen zyrtarisht për rastin.

Do të jenë ekspertiza mjeko-ligjore dhe verifikimet e metejshme nga ana e Prokurorisë ato që do të përcaktojnë nëse ka pasur apo jo neglizhencë mjekësore apo ndonjë ndërlikim të paparashikueshëm shëndetësor.

LEXO EDHE: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur nuk është e nevojshme/ALARMUESE!