Një vullnetar në Bibliotekën Publike të Sterling Heights në Michigan gjeti një fotografi dasme të viteve 1950 brenda një libri të dhuruar. Fotoja thuhet se u identifikua nga mbesa e çiftit, Sarah Ruggirello, pas një postimi në rrjetet sociale nga biblioteka. Sarah konfirmoi se fotoja ishte nga dasma e gjyshërve të saj në Detroit më 26 shtator 1953. Frank vdiq në vitin 2020 dhe Josephine në 2023, pas 67 vitesh martesë.
Fotografia, e panjohur më parë për familjen, është kthyer tashmë në një kujtim të çmuar. “Unë dhe babai im nuk e kishim parë kurrë këtë foto më parë. Tani do ta vendos në kornizë dhe do ta ekspozoj në shtëpi”-ka thënë Sarah.