Celebrities Gossip Showbiz

Françeska Murati rrëfen periudhën më të vështirë në jetën e saj! “Një nga eksperiencat më të vështira… trupi më dridhet”

Sezoni i parë i emisionit “Pa Filtra” ka përfunduar, dhe për herë të parë ishte radha e moderatorëve të flisnin pa rezerva për jetën e tyre.

Gjatë puntatës së fundit, Françeska Murati, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, ka ndarë një rrëfim tepër emocional dhe prekës për periudhën e vështirë që ka kaluar pas lindjes së djalit të saj, Çarli.

Murati ka shpjeguar se ka kaluar një periudhë të rëndë pas lindjes, duke iu referuar depresionit post-lindje, një gjendje që nuk e kishte ditur se mund të ndodhte deri sa e përjetoi vetë. Ajo ka shprehur se ishte shumë e vështirë të përjetonte dashurinë për fëmijën e saj, por njëkohësisht të ndjente një boshllëk të thellë brenda saj.

Pas lindjes së Çarlit, përjetova një depresion të thellë dhe nuk e dija që ekzistonte një ndjesi e tillë, të duash fëmijën tënd dhe njëkohësisht të ndihesh e ngujuar brenda një vorbulle emocionale. Ishte shumë e vështirë. Lindja e tij ishte tepër e komplikuar dhe mbyllej me një operacion. Rikuperimi ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Djali gjithashtu kishte nevojë për ilaçe pas komplikimeve të lindjes. Kjo ishte një nga eksperiencat më të vështira të jetës sime, dhe sa herë që e mendoj atë periudhë, trupi më dridhet

– tha Françeska në emision.

Ky rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm ka prekur shumë nga ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe mirënjohje për hapjen që Françeska ka bërë për një nga momentet më të vështira të jetës së saj.