Prokurori i Apelit Tiranë, Luan Kaloçi nuk e kaloi me sukses Vetting-un. Pas seancës dëgjimore të dy ditëve më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin e tij. Kaloçi rezultoi se kishte bërë deklarim të rremë pasurie. Më herët gjatë ditës, KPK-ja doli me një tjetër vendim duke rikonfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati.