Gossip Sport

Futbollisti belg ironizon në mënyrën më të veçantë gjestet e CR7 dhe Pogba!

Ai kurrë nuk e ka humbur sensin e tij të humorit. Futbollisti belg Radja Nainggolan së fundmi ka zgjedhur të zbusë polemikat e gjeneruara nga gjestet e dy kolegëve të rij, Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo. Të dy kanë spostuar një pije të padëshiruar në konferencat e tyre përkatëse për shtyp: Ronaldo një Coca Cola e Pogba një shishe Heineken.

Kështu, sa për të mos mbetur prapa, mesfushor belg i Cagliar-it postoi në “Instastory”-n e tij në Instagram një fotomontazh në të cilin lëviz dy shishe Coca Cola vetëm për t’i lënë vend pijeve të shumta, të gjitha alkoolike.

Polemika ka shpërthyer nga gjesti i Cristiano Ronaldo-s, që pati një efekt edhe në bursën e aksioneve: Coca Cola humbi 1.6%, duke kaluar nga një vlerë prej 242 miliardë në 238 miliardë. Sulmuesi portugez kishte bërë ftesë të pihej ujë, jo Coca Cola.

Mesa duket ky veprim është përsëritur, por jo nga Ronaldo. Këtë rradhë ka qenë mesfushori i Francës, Paul Pogba i cili në një konferencë për shtyp ka larguar shishen e birrës Heineiken.