Gossip Showbiz Sport

Përsëritet historia, mesfushori i Francës, Paul Pogba “sulmon” një tjetër sponsor…

Ditën e djeshme, ylli portugez Cristiano Ronaldo ka tërbuar UEFA-n duke ‘sulmuar’ sponsorët gjatë një konference për shtyp, ku ai largoi dy shishet e Coca-Cola-s që i kishin vënë përpara. Kompania është një sponsor zyrtar i turneut dhe e kishte produktin të ekspozuar gjatë konferencës për shtyp, por futbollisti portugez u revoltua teksa pa shishet përpara tij dhe i largoi ato, e në vend të saj mori një shishe ujë.

Ky veprim i ka kushtuar shumë kompanisë së ‘Coca Cola’-s. Menjëherë pas deklaratës së Ronaldos dhe vëmendjes mediatike që mori ajo, vlera e aksioneve të gjigantit të pijeve ka rënë me katër miliardë dollarë, pasi Cristiano largoi nga tavolina dy shishet.

Mesa duket ky veprim është përsëritur, por jo nga Ronaldo. Këtë rradhë ka qenë mesfushori i Francës, Paul Pogba i cili në një konferencë për shtyp ka larguar shishen e birrës Heineiken. Le të shohim tani sesa humbje do t’i kushtojë kompanisë Heineken ky gjest i këtij super futbollisti.