Aktualitet

Gara për Kryeprokurorin, shkon në Kuvend lista me tre emrat e kandidatëve

Brenda 30 ditëve Shqipëria pritet të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgon sot Kuvendit listën me tre kandidatët. Pas intervistimit e renditjes nga KLP-ja, nuk pati ankesa. Bazuar në pikëzimin e Këshillit, kryeson Olsian Çela me 459 pikë, i ndjekur nga Arta Marku me 406 e Fatjona Memçaj me 362. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Nëse votimi në Kuvend dështon brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, automatikisht emërohet i pari i listës, në këtë rast Çela.