Ajo është një ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës e cila është gjithmonë e palodhur dhe gati për të ndërmarrë projekte të reja.
Gigi Hadid ka festuar mbrëmjen e kaluar ditëlindjen e saj të 24-t ndërkohë që një ndër të parat që i ka kushtuar një dedikim është motra e saj Bella.
Kjo e fundit me anë të një serie fotosh të postuar në Instagram ku shfaqen momente të ndryshme së bashku, ka uruar motrën e saj për ditëlindje.
“Ti arrin të më frymëzosh çdo ditë me energjinë dhe krijimtarinë tënde, të dua rreze dielli” ,-shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj.